Hollande i shpreh Putinit shqetësimin për Ukrainën

Presidenti francez, François Hollande, i shprehu homologut të tij rus, Vladimir Putin, shqetësimet e tij përballë rifillimit të tensioneve javët e fundit dhe të numrit në rritje të shkeljes së armëpushimit në lindje të Ukrainës, njoftoi sot prasidenca franceze në një komunikatë.

“Gjatë një bisedë telefonike me presidentin Putin dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, shefi francez i shtetit ritheksoi pozicionin konstant të Francës mbi faktin se aneksimi i Krimesë nuk do të njihet dhe shprehu shqetësimin e tij përballë rifillimit të tensionit javët e fundit dhe të numrit në rritje të shkeljeve të armëpushimit në lindje të Ukrainës”, thuhet në këtë komunikatë.

“François Hollande theksoi gjithashtu rreziqet që do të sillte për të gjithë procesin një përshkallëzim ndërkohë që nuk ka një alternativë ndaj një zgjidhje paqësore”, sipas “Elysée”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kujtoi se “të gjitha angazhimet që janë marrë në kuadër të Marrëveshjeve të Minskut duhet të aplikohen nga palët e prekura, qoftë për çështjet e sigurisë si dhe ato politike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?