Hollande: Parisi është sot kryeqyteti i botës

“Parisi është sot kryeqyteti i botës”. Kështu deklaroi presidenti francez François Hollande, pak përpara nisjes së marshimit historik kundër terrorit. Rreth 50 liderë botërore dhe miliona njerëz mbushën sheshin “Republika”, shumë pranë redaksisë së gazetës satirike “Charlie Hebdo”, për të marrë pjesë në marshimin e organizuar në nder të viktimave të atentatit terrorist në zyrat e gazetës. Parisi është blinduar nga forcat e sigurisë, ndërsa mësohet se rreth 2200 policë dhe ushtarakë janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e kortezhit.

HOLLANDE: PARISI ËSHTË SOT KRYEQYTETI I BOTËS

Ora 15:00 – ‘Parisi është sot kryeqyteti i botës’, theksoi presidenti francez François Hollande për anëtarët e qeverisë të mbledhur në Elyse, para se të nisej për të marrë pjesë në marshimin republikan kundër terrorizmit në të cilin priten qindra mijëra persona dhe dhjetëra drejtues botërorë, theksoi presidenca.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I gjithë vendi do të ngrihet për më të mirën”, – shtoi presidenti duke përmendur këtë marshim që i përgjigjet një sërë sulmesh të xhihadistëve që shkaktuan 17 të vdekur në Francë dhe një tronditje botërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

MINISTRAT E BRENDSHEM TE BE TAKIM NE FRANCE

Ora 12:30 – Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë zhvilluar një takim sot në Francë, për të përforcuar masat kundër terrorizmit. Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve tha në bashkëpunim, vendet europiane do të përforcojnë kontrollet në kufijtë e Shengenit për personat që do të hyjnë në të; do të ketë shkëmbim informacioni për udhëtarët ndërmjet vendeve, do të përforcohen rregullat për armëmbajtjen dhe internetin, se ky i fundit po radikalizon të rinjtë. Do të merren masa pozitive dhe përkujdesje ndaj atyre të rinjve, që mund të bien pre e propagandës së urrejtjes.

Ministri tha se do të luftohet kundër të gjitha akteve antisemite. Sinagogat dhe shkolla hebreje do të mbrohen nga ushtria nëse do të jetë e nevojshme dhe këtë ia ka premtuar përfaqësuesve të komunitetit hebre, vetë Presidenti Hollande. Në fund, Cazeneuve falenderoi gjithë vendet europiane për solidaritetin me Francën.

Po sot, SHBA ka njoftuar për mbajtjen e një takimi ndërkombëtar kundër terrorizmit në 18 shkurt në Uashington.

PJESEMARRESIT

Ndër përfaqësuesit e politikës franceze, që do të marrin pjesë, si Presidenti François Hollande, Kryeministri Manuel Valls dhe disa ministra, ish-kreu i shtetit Nicolas Sarkozy, ish-kryeministrat Alain Juppé François Fillon dhe Jean-Pierre Raffarin etj., partia e ekstremit të djathtë – Fronti Kombëtar nuk do të marrë pjesë, por disa prej zyrtarëve të kësaj partie kanë thënë se do të të manifestojnë në zonat ku janë zgjedhur, përfshirë edhe Marine Le Pen. Po ashtu, në marshim do të marrin pjesë të gjitha autoritetet fetare të Francës.

LIDERET EUROPIANE
Kancelarja gjermane Angela Merkel,
Kryeministri britanik David Cameron,
Kryeministri italian Matteo Renzi,
Presidenti spanjoll Mariano Rajoy,
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker,
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz,
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk,
kreu i qeverisë daneze Helle Thorning-Schmidt,
kreu i qeverisë belge Charles Michel
udhëheqësi i qeverisë holandeze Mark Rutte
kreu i qeverisë greke Antonis Samaras
kreu i qeverisë portugeze Pedro Passos Coelho,
kreu i qeverisë çeke Bohuslav Sobotka,
kreu i qeverisë letoneze Laimdota Straujuma,
kreu i qeverisë bullgare Bojko Borisov,
udhëheqësi i qeverisë hungareze Viktor Orban,
kreu i qeverisë kroate Zoran Milanovic,
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel,
Presidenti rumun Klaus Iohannis,
Ministri i parë danez Helle Thorning-Schmidt,
Presidenti i Konfederatës zvicerane Simonetta Sommaruga,
Kryeministri suedez Stefan Löfven.

ZYRTARE NGA VENDE TE TJERA TE BOTES
Ministri i Drejtësisë Eric Holder, SHBA
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, diplomati i tij kryesor – Avigdor Lieberman dhe ministri i ekonomisë Naftali Bennett,
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas,
Mbreti i Jordanisë Abdullah II dhe Mbretëresha Rania,
Ministri kanadez për Siguri Publike Steven Blaney
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov,
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,
Kryeministri shqiptar Edi Rama,
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu,
Kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko,
Kryeministri tunizian Ministri Mehdi Jomaa,
Ministri egjiptian i Jashtëm Sameh Shukri,
Presidenti Malian Ibrahim Boubacar Keita,
Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan,
Ministri i Punëve të Jashtme algjeriane Ramtane Lamamra,
Presidenti gabonez Ali Bongo,
Presidenti i Nigerisë, Mahamadou Issoufou,
Presidenti i Senatit Australian dhe numri 2 në rendin e protokollit, Stephen Parry.

Shumë vende të tjera pritet të dërgojë përfaqësues për diplomacinë e tyre, si Maroku apo Brazili, që kanë ambasadorët e tyre përkatës në Paris.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?