Homazhe për 9 viktimat e sulmeve raciste në Gjermani

Shtimi i sulmeve raciste dhe ksenofobe ka bërë bashkë mijëra qytetarë gjermanë duke denoncuar atë që ata e quajtën helmin e ri të shoqërisë.

Homazhe u mbajtën në 50 qytete të Gjermanisë për viktimat e dy sulmeve me armë nga një shtetas gjerman me bindje të ekstremit të djathtë.

Dhjetëra mijëra qytetarë kudo në Gjermani u kanë bërë homazhe viktimave të sulmeve raciste në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëntë persona, shumica me kombësi turke, u vranë të mërkurën mbrëma në dy lokale nargjileje në qytetin e vogël të Hanaut, afër Frankfurtit, ndërsa i dyshuari, 43-vjeçari Tobias Ratjen, u gjet i vetëvrarë me armë në banesën e tij së bashku me të ëmën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurorët thonë se personi ishte ithtar i grupeve të ekstremit të djathtë, me bindje ksenofobe.

“Ne nuk kemi për t’u ndarë. Ne vajtojmë bashkë kundër racizmit dhe dhunës urrejtëse. Unë jam në krahun e atyre që ndihen të kërcënuar nga to,” u shpreh presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajër, nga qyteti i vendngjarjes.

Homazhe u mbajtën në orën 18 edhe në 50 qytete të tjera gjermane, ku u denoncua racizmi dhe ksenofobia.

“Ne jemi të gjithë me prejardhje turke, por e ndiejmë Gjermaninë si shtëpinë tonë, si vendin tonë,” shprehet një qytetare.

“Kjo është shumë e tmerrshme. Kam jetuar në Gjermani prej 20 vitesh dhe nuk jam ndjerë asnjëherë i huaj. Por dje, sot, më duket vetja si burim tensioni,” shton një tjetër banor.

Policia ka njoftuar se po heton nëse autori i vrasjeve të dy ditëve më parë është ndihmuar nga persona të tjerë.

Ai ishte pjesë e klubit lokal të gjuetarëve ndërsa para vetëvrasjes kishte postuar një manifest në internet me teori konspirative dhe pikëpamje raciste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?