Homosapiensi është ballkanas

Gjenden gjurmët më të lashta të homosapiensit në Evropë. Paraardhësi ynë jetonte në Ballkan 46 mijë vjet më parë, pikërisht kur kontinenti ynë ishte i njeriut Neandertal dhe mesa duket, bashkëveprimi mes dy specieve ka qenë më i gjatë se çmendohej, duke patur parasysh që njeriu nenandertal nisi të zhdukej rreth 6 mijë vjet më pas.

Në një shpellë të Bullgarisë, që shpesh ka qenë objekt i ekspeditave kërkimore, janë gjetur enë, kocka, dhëmbë njeriu, por edhe bizhuteri e sende të tjera të jetesës së atëhershme.

Kësaj here kërkuesit kanë analizuar të dhënat e ADN dhe kanë arritur të saktësojnë kohën me anë të metodës së datimit kronologjik me karbon.

Rezultati flet pikërisht që këto gjurmë të lashta njerëzore ishin të species Homo Sapiens dhe datojnë përafërsisht 46 mijë vjet më parë. Në shpellë janë gjetur një sasi e madhe sendesh, cka tregon për një qëndrim permanent të një tribuje.

Ndërkohë që edhe vititn e kaluar në greqi u gjetën gjurmë të një tjetër Homos Sapiens, që u datua 210 mijë vjet më parë, por ekspertët shpjegojnë se ajo provë nuk tregon për një ngulitje të kësaj race në kontinentin tonë, pasi edhe kushtet klimatike në atë kohë ishin shumë të ashpra, gjë që Homo Sapines nuk mund ta përballonte.

Zbulimi është publikuar në revistat shkencore Nature dhe Nature Ecology dhe Evolution.

SHKARKO APP