FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Horror, dy trupa pa kokë dhe koka e një gruaje gjenden në plazh

Dy trupa pa kokë dhe koka e një gruaje janë gjetur në bregun e një plazhi në Tajlandë.

Trupat e zhveshur u gjetën në plazhet e Rayong. Trupi i parë i përket një mashkulli dhe u gjet në Mae Rumbpueang Beach. Trupi kishte plagë prerje në qafë.

Autoritetet besojnë se ai vdiq të paktën një javë para se trupi i tij, që ishte dëmtuar rëndë nga uji, të gjendej në plazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi i dytë u gjet 10 kilometra larg Beach PMY në Rayong.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burri kishte të veshur vetëm të brendshmet dhe policia beson se ka vdekur 10 ditë para gjetjes së trupit.

Policia tha se peshkatarët gjetën kokën e një gruaja aty afër. Koka kishte flokë të gjata dhe u gjet nga peshkatarët pranë bregut të detit në Phra Pradaeng, rreth 20 kilometra në jug të Bangkok.

Autoritetet tailandeze besojnë se gjetja e dy trupave të zhveshur dhe kokës së gruas janë ngjarje të lidhura me njëra-tjetrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?