Hoteli në Dubai i preferuar për Jennifer Lopez kushton 15 mijë paund nata

Kuzhinierë të zgjedhur nga e gjithë bota, një pishinë private dhe abazhur që peshon 3 ton brenda suitës 15 mijë paundëshe në Dubai, ku çdo detaj është disenjuar nga Donatella Versace. Është ky hoteli 500milion paundësh që ka brenda tij 215 suita.  Mban emrin e brandit të njohur Versace dhe është një hotel befasues. Së fundmi, ky hotel është vizituar edhe nga ylli Hollivudian Jennifer Lopez, e cila ka qëndruar aty në shumë raste, ku më i fundit ishte në Nëntor.

Apartamentet private shpesh janë në shërbim të familjeve mbretërore, njerëzve të shquar dhe futbollistëve milionerë. Modeluar sipas arkitekturës së shekullit XVI-të, sapo hyn në sallën kryesore të bën përshtypje abazhuri prej xhami që peshon 3 ton.

Një mozaik i mrekullueshëm i përbërë nga 1.5 milion copëza është krijuar nga “Fantini Mosaici”, një firmë italiane prej katër gjeneratash që kanë punuar në shtëpinë e të ndjerit Gianni Versace, që tregon kokën e Meduzës si logon kryesore të hollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?