Huliganët e arrestuar, Presidenti kroat kritika Greqisë: U shpërndanë nëpër burgje për t’u përdh*nuar

Një tifoz i AEK-ut u masakrua për vdekje në Athinë nga grupi i huliganëve “Bad Blue Boys”, që mbështesin Dinamon e Zagrebit, dhe tashmë raportet greko-kroate nuk duken aspak të ngrohta.

Presidenti kroat Zoran Milanoviç, ka shpërthyer në kritika pas arrestimit nga autoritetet greke të mbi 101 tifozëve kroatë. Në reagimin e fundit, ai thotë se autoritetet greke po i trajtojnë tifozët e Dinamo Zagrebit sikur të ishin robër lufte.

“Ligji nuk respektohet. Ata i trajtojnë këta njerëz si robër lufte. Po të isha kryeministër do të mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk është e thjeshtë. Duket si ligji i luftës. Ata trajtohen si një njësi e robëruar”, theksoi Milanovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij ky qëndrim nuk ka të bëjë fare me ligjin, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. “U shpërndanë nëpër burgje për t’u rrahur e përdhunuar”, është shprehur më tej Presidenti kroat. Ai ka nënvizuar edhe se UEFA dhe Bashkimi Europian duhet të marrin masa për mënyrën si po vepron Greqia me tifozët kroatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?