Humb jetën nga COVID-19 metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi

Metropoliti Amfilohije, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.

82-vjeçari ndodhej prej javësh i shtruar në spital pas testimit si pozitiv ndaj virusit pandemik. Gjendja e tij, sipas shefes së pneumologjisë së klinikës malazeze ku ishte shtruar, u përkeqësuan ditën  e djeshme, pasi për mitropolitin u bë i nevojshëm intubimi.

Personazh kontrovers, metropoliti Amfilohije, emri i vërtetë i të cilit ishte Risto Radovic, njihej si një nga mbështetësit më të mëdhenj dhe me influencë të nacionalizmit serb, shpesh herë i akuzuar për ligjëratat konservatore dhe veçanërisht ekstreme ndaj komuniteteve myslimane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?