Humb jetën njeriu më i vjetër në botë

Është shuar në moshën 119 vjeçare njeriu më i vjetër në botë. Kane Tanaka e shpallur si personi më i vjetër në botë ka vdekur më 19 prill.

Ajo lindi më 2 janar 1903 në Fukuoka, Japonia juglindore. Tanaka ishte relativisht e shëndetshme deri vonë dhe jetonte në një shtëpi pleqsh në vendlindjen e saj. Asaj i pëlqente të luante lojëra në tavolinë, të zgjidhte probleme matematikore dhe e donte shumë sodën dhe çokollatën.

119 vjeçarja ishte marrë me tregti, duke marrë përsipër ndër të tjera edhe një dyqan petësh. Ajo u martua në vitin 1922, pati 4 fëmijë dhe adoptoi të pestin. Ajo duhej të merrte pjesë me karrocën e saj me rrota në stafetën e pishtarit në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, por ajo refuzoi për shkak të pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?