Humbi zgjedhjet për president, Milo Đukanović dorëhiqet si kryetar i partisë pas 24 vitesh
Bota E Mërkurë, 5 Prill 2023 21:26
Milo Đukanović i cili humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë DPS. Lajmi bëhet i ditur nga media malazeze “Vijesti”. Milo Đukanović ka drejtuar Partinë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi që prej vitit 1998. Ai bëri thirrje për zgjedhje të menjëhershme brenda partisë për të zgjedhur kryesinë e re.