Hungari, gati pr/ligji që dënon ata që ndihmojnë emigrantët ilegalë
Qeveria hungareze ka gati një pr/ligj i cili parashikon dënime për personat dhe organizatat jo qeveritare të cilat mund të angazhohen për të ndihmuar emigrantët e jashtëligjshëm.
Në rast se do të kalojë në formën aktuale propozimi mund të cilësoi si veprime të dënueshme ligjërisht dhënien e informacioneve për azilkërkuesit, ofrimin e ushqimit ndaj tyre, mbëshetjen nga ana legale dhe shumë aktivitete të tjera që mund të lehtësojnë qëndrimin e emigrantëve në Hungari.
Qeveria e Orban ka gati propozimet për ndryshimin e Kushtetutës ku pritet të prezantohen disa amendamente të reja që do të ndalojnë vendet e tjera të BE të transferojnë emigrantë në Hungari.
Sipas Orban këto masa kanë për qëllim ruajtjen e identetit kombëtar.
Propozimet e Orban janë pritur me kritika nga grupet e të drejtave të njeriut.
KOHA JONË SONDAZH

