Hungaria burgos bandën për vdekjen e 71 emigrantëve në një kamion
Katër burra kanë marrë dënime 25 vjeçare në Hungari për vdekjen e 71 emigrantëve, të cilët u mbytën në një kamion të mbyllur në Gusht të 2015-s, shkruan BBC.
Policia gjeti trupat e dekompozuara të viktimave në kamionin e regjistruar në Hungari dhe braktisur afër një fshati austriak.
Ngjarja ka ndodhur gjatë rritjes së fluksit të emigrantëve.
Një afgan, i identifikuar si kreu i bandës mori 25 vjet burg, njësoj si tre bashkëpunëtorët e tij hungarezë.
10 të tjerët, bullgarë përveç njërit, morën dënime më të vogla.
Ata u shpallën të gjithë fajtorë për mbytjen e njerëzve.
Në 2015n Europa Qëndrore u përball me një fluks të madh emigrantësh, shumë nga Siria dhe zona të tjera ku kishte konflikte.
Të akuzuarit në gjykatën e Kecskemet, mund të apelojnë vendimet.
Shumë prej tyre shprehën pendesë, ndërsa tre bullgarë nuk ishin prezentë.
Viktimat vinin nga Iraku, Afganistani, Siria dhe Irani. Ndër ta ishin 8 gra dhe katër fëmijë. 59 të tjerët ishin burra.
Të gjithë, përveç njërit janë identifikuar tanimë.
Të mbyllur në trailerin e një kamioni mishi, në një ambient të vetëm, të 71 viktimat besohen se janë mbytur në më pak se 3 orë nga nisja.
Ata vdiqën në një ditë të nxehtë kur kamioni ishte ende në Hungari. Ai u gjet në Parndorf, sapo kishin kaluar kufirin austriak.
Kamioni, i mbushur me foto salsiçes dhe koka pule, ishte mbyllur hermetikisht.
KOHA JONË SONDAZH

