Hungaria me dorë të rëndë: Burg kush kalon kufirin ilegalisht
Një italian me 33 refugjatë që po tentonte të kalonte kufirin ilegalisht u arrestua dhe u fut në burg në Hungari.
Por ky është vetëm fillimi.
Kryemin istri hungarez Viktor Orban deklaroi sot se do të burgoset kushdo që tenton të kalojë ilegalisht kufirin hungarez duke nisur nga e hëna e ardhshme.
Hungaria së bashku me Sllovakinë dhe Republikën Çeke kanë deklaruar se janë kundër kuotave të detyrueshme që BE planifikon të vendosë për refugjatët.
OKB ndërkohë i ka kërkuar SHBA-së që të rrisë numrin e refugjatëve që pritet të pranojë.
SHBA ka deklaruar se për momentin është e gatshme të pranojë vetëm 10 mijë refugjatë.
Hungaria po kalon një krizë të vërtetë për shkak të dyndjes së emigrantëve pasi rreth 3 mijë të tillë hyjnë çdo ditë në vend.
Ban Ki Moon ndërkohë u ka bërë thirrje liderëve të BE-së që të bëjnë më shumë për refugjatët dhe t’u krijojnë atyre kushtet për një ejtë më të mirë.