Hynë të vidhnin në një depo me ilaçe, helmohen nga pjesë trupash të dekompozuar
Pjesët e rrezikshme të trupit të njeriut dhe barna pa recetë, u lanë të kalben në një depo të braktisur për gati një vit, derisa ato u gjetën nga dy hajdutë.
Mirëmbajtësit e depos në Longbenton të Anglisë, që e kishin humbur kontratën me spitalin, kishin lënë këto mbetje duke mos i asgjësuar si duhet, por i lanë brenda ambienteve për shumë gjatë.
Barry Watson dhe Jamie Pollard e zbuluan këtë skandal, kur hynë në depo dhe për dy ditë me radhë, vodhën barnat që ndodheshin aty.
Ata u intoksikuan dhe duhej të dekontaminohen, për shkak të biohazardit ndaj të cilit ishin ekspozuar, përdorur gjatë amputimit të trupave, si dhe mjeteve që janë përdorur për kapje gjymtyrësh, apo shiringa.
Gjatë ditës së parë, ata kishin arritur të largohen me një sasi të konsiderueshme barnash, mirëpo ditën e dytë ata janë parë nga një roje e zonës, ndërsa po përpiqeshin të largoheshin poshtë një rrethoje metalike.
Kur policia arriti dhe nisi të bënte hetime, gjeti mbetjet e rrezikshme që ndodheshin në depo, ndërsa arrestoi edhe hajdutët.
Për shkak se ishin të intoksikuar, ata është detyruar të dekontaminohen, para se të dërgohen në burg.
Ndërkohë është urdhëruar largimi i mbetjeve, po bëhen hetime për dëmet që mund të ketë shkaktuar kjo sasi e rrezikshme që qëndroi aty për një vit.