”I arrestuar, por nuk do të shkojë në burg”. CNN: Trump nuk paraqet rrezik për largim

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili është paraqitur në gjykatë pas arrestimit për t’u njohur me aktakuzën që rëndon ndaj tij për abuzimin me sekretet shtetërore pas lënies së detyrës, nuk do të qëndrojë në burg.

Sipas CNN, Trump do të lihet i lirë nga gjykata pasi nuk konsiderohet si një person që rrezikon të largohet nga vendi.

Një tjetër arsye e fortë është angazhimi i Trump me fushatën presidenciale për zgjedhjet e vitit 2024, ku ai do kërkojë të rimarrë detyrën si President i SHBA-ve.

SHKARKO APP