I burgosuri arratiset nga qelia në Japoni, mbi 6 mijë policë i vihen pas

Pas një vjedhësi të arratisur nga burgu, në ndjekje janë vënë 6,600 policë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndjekja policore për Tatsum Hirao (27), i cili u arratis nga burgu i hapur në Ehime më 8 prill, ka vazhduar.

Ai u arrestua në vitin 2013 për vjedhje dhe u dënua me 5 vjet e gjysëm burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hirao, i cili u arratis nga punëtoria e burgut për ndërtimin e anijeve, vazhdoi të kryer vjedhje. Kështu, ai për 7 ditë vodhi një makinë, telefon, portofol, por edhe çorape dhe sandale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam marr automjetin tuaj, por nuk do ta dëmtoj”, shkroi vjedhësi në porosinë e tij pronarit të makinës.

Supozohet se Hirao me automjetin e vjedhur shkoi në ishullin Mukaishi. Ndjekja e të arratisurit është vështirësuar për faktin se në ishull ndodhen rreth një mijë vila boshe, të cilat është pamundur të bastisen pa lejen e pronarëve.

Në ndjekje është përfshirë edhe një helikopter, i cili për shkak të terrenit të vështirë nuk arriti të sigurojë informacion të mjaftueshëm.

Ministri i Drejtësisë, Yoko Kawakami, theksoi se në këtë zonë jetojnë të moshuarit dhe kërkojnë falje për shqetësimet dhe frikën e shkaktuar.

Nga burgu i cili u hap në vitin 1961 janë arratisur 21 të burgosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?