I dënuari përjetë sulmon avokatin në sallën e gjyqit
Joseph Ziller, krimineli 61-vjeçar i njohur në Florida, SHBA është dënuar me vdekje, pasi u shpall fajtor për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 11 vjeçare dhe dados së saj në vitin 1990.
Vrasësi pranoi krimin, por sërish duket se nuk ishte dakord me dënimin, pasi teksa u njoh me vendimin e gjykatës, Ziller ka sulmuar avokatin e tij. Menjëherë ndërhynë forcat e sigurisë që e shtrinë në tokë.
Ziller, 61 vjeç përdhunoi dhe vrau 11-vjeçaren Robin Cornell dhe 32-vjeçaren Lisa Storey në vitin 1990. Nëna e 11-vjeçares la vetëm në banesë një natë vajzën dhe dadon e saj, por kur u kthye një ditë më pas i gjeti ato pa shenja jete.
60-year-old Joseph Zieler was convicted in 1990 for the murder of an 11-year-old girl and a woman.
Read more: https://t.co/v0kqLPjOg7 pic.twitter.com/pVCgpHllOU
— WPEC CBS12 News (@CBS12) June 27, 2023