I ftohti ekstrem paralizon Gjermaninë, mbyllet Aeroporti i Berlinit, pezullohen fluturimet
I ftohti ekstrem dhe kushtet e rënda atmosferike kanë detyruar mbylljen e përkohshme të Aeroportit të Berlinit, duke pezulluar të gjitha ngritjet dhe uljet e avionëve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se shkak është bërë formimi i akullit të zi dhe shiu i ngrirë që vijon pa ndërprerje.
Sipas CNNgr, aktualisht asnjë aeroplan nuk mund të ngrihet apo të ulet në aeroport, për shkak të rrëshqitshmërisë së lartë të pistave. “Për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon, nuk është e mundur të realizohen operacione fluturimi në Aeroportin e Berlinit”, deklaroi zëdhënësja e aeroportit.
Ajo bëri të ditur se ekipet tokësore kanë punuar gjatë gjithë natës për të shkrirë akullin në pistë dhe në zonat operative, por përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat, pasi sipërfaqet mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme për qarkullim.
Ndërkohë, autoritetet aeroportuale nuk kanë dhënë një afat të saktë se kur mund të rifillojnë fluturimet. Pezullimi i ngritjeve dhe uljeve kishte nisur që mbrëmjen e djeshme, ndërsa udhëtarët janë këshilluar të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion të përditësuar mbi fluturimet e tyre.
Aufgrund der Witterungsbedingungen sind derzeit keine Starts und Landungen am BER möglich. Bitte prüfe vor der Anreise zum Flughafen deinen Flugstatus bei deiner Airline. pic.twitter.com/G4MqadcPul
— BER – Berlin Brandenburg Airport (@berlinairport) February 6, 2026
KOHA JONË SONDAZH

