I hoqën tumorin në tru, vajza paralizohet në gjysmën e fytyrës
Një vajzë e re mbeti me gjysmën e fytyrës të paralizuar pas një operacioni për t`i hequr një masë tumorale në tru. Samantha Taylor, 25 vjeç, vuante nga momente çoroditjeje të cilat e shoqëruan përgjatë gjithë adoleshencës së saj, duke e zgjuar edhe në mes të natës.
Një skaner i kokës, i realizuar kur ishte 18 vjeç, tregoi një tumor të vogël, i cili i jepte simptoma të forta edhe pse nuk ishte kancerogjen. Taylor, nga Bromsgrove, Worcestershire kontrollohej çdo gjashtë muaj për të parë zhvillimin e tumorit.
Por simptomat u përkeqësuan dhe 25-vjeçarja u detyrua t`i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, pasi tumori kishte mbërritur në mbi 2.2 cm.
Vetëm se gjatë procedurës, ajo duket se ka pësuar një hemorragji cerebrale, e mund të ndodhë që gjatë një goditjeje të tillë, të dëmtohen nervat që kontrollojnë muskujt e fytyrës. Sesa shpejt ato mund ta marrin veten sërish, kjo është e paparashikueshme. Disa njerëz mund të shërohen brenda pak ditësh apo brenda disa muajve, por ka dhe raste ekstreme kur nuk e marrin veten më.