I infektuari i parë me Koronavirus bëhet baba
Pas qëndrimit të gjatë në spital, një lajm i mirë për pacientin 1 në Itali.
Personi i parë që u diagnostikua pozitiv në të gjithë vendin nga Codogno, Mattia, është bërë baba i një vajze me emrin Giulia.
Vogëlushja e shëndetshme lindi në spitalin Buzzi në Milano.
38-vjeçari nga Codogno la spitalin në 23 mars pas 18 ditësh nën kujdes intensiv në spitalin San Matteo në Pavia.
Edhe gruaja e tij Valentina, e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë atëherë, rezultoi me koronavirus.
Ajo qëndroi për 14 ditë nën kujdes të plotë të mjekëve në spitalin Sacco në Milano.
Më në fund disa momente të gëzueshme për Mattian i cili ishte pacienti i parë që u diagnostikua me koronavirus në Itali dhe që për fat të keq humbi babanë e tij Moreno për shkak të koronavirusit.