I infektuari mund të dënohet me vdekje
Bota ka marrë masa ekstreme dhe ka izoluar banorët, si rrugë e vetme që Covid-19 të mos përhapet në masë. Si në Shqipëri, edhe në Arabi paska të pabindur. Një burrë është arrestuar pasi pështyu në karrocat e ushqimeve dhe dyert e një qendre tregtare në Arabinë Saudite dhe mund të dënohet me vdekje pasi doli pozitiv me koronavirus. Ngjarja ka ndodhur në provincën Hail. Siç publikon “Daily Mail”, autoritetet i kërkuan çdo personi që kishte qenë në qendrën tregtare që të kryente testin për koronavirus. Zyrtarët sauditë thanë se i arrestuari mund të dënohet edhe me vdekje pasi “është e qartë se ai e dinte që kishte temperaturë dhe kollë kur kreu veprimin, që kishte për qëllim që të vriste persona të tjerë”. Arabia Saudite numëron 1012 raste me koronavirus dhe 3 viktima deri tani.