I mbaron karburanti, aeroplani rrëzohet afër aeroportit në Ukrainë, 5 të vdekur

Një aeroplan transporti është përplasur në tokë afër aeroportit Lviv në perëndim të Ukrainës. Nga incidenti kanë mbetur të vdekur të paktën 5 persona.

Antonov-12 iu mbarua karburanti para se të mbërrinte në Lviv, ku do bënte ndalesën e planifikuar gjatë udhëtimin nga Vigo në Spanjë drejt Stambollit.

Ministria e Emergjencave tha se aeroplan ishte një ekuipazh prej shtatë personash, ndërsa një tjetër po shoqëronte ngarkesën.

Nuk është e qartë se çfarë po transportonte aeroplani.

Agjencia e lajmeve ukrainase Unian raportoi se bëhej fjalë për një aeroplan me ngarkesa ushtarake.

Ndërsa ishte planifikuar që të mbushej me karburant në Lviv.

Aeroplani me 4 motorë u zhduk nga radari në orën lokale 07:00 të mëngjesit të së premtes ndërsa po afrohej në aeroportin ndërkombëtar Lviv. Ai u rrëzua vetëm 1.5 km larg aeroportit dhe nuk shpërtheu në flakë.

Aeroplani u përplas në një tokë me bimësi pranë një stadiumi futbolli dhe një varreze.

SHKARKO APP