I mbijetoi gripit spanjoll dhe Luftës së Dytë Botërore, 104-vjeçari shërohet edhe nga Covid-19

Një burrë 104-vjeçar, i cili i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe pandemisë së Gripit Spanjoll, besohet të jetë ipersoni më i moshuar i cili është shëruar nga koronavirusi.

Bill Lapschies, i cili lindi në Salem në vitin 1916, shfaqi simptoma të lidhura zakonisht me virusin vdekjeprurës, më 5 mars, shkruan Daily Mail.

Ai u fut në izolim në Shtëpinë e Veteranëve të Edward C Allworth në Liban, Oregon, ku aktualisht banon.

Ai ishte një nga dy banorët e parë në shtëpi që testuan pozitivisht për virusin më 11 mars. Tjetri, një burrë në vitet e 90-ta, humbi jetën.

Lapschies kishte simptoma të moderuara të koronavirusit, sipas mjekut të tij, Doktor Rob Richardson, duke mos zhvilluar asnjëherë problemet të rënda të frymëmarrjes.

Pasi i mbijetoi fillimisht Gripit Spanjoll më 1918, që shkaktoi 50-100 milionë viktima në mbarë botën, Lapschies më pas u përball me Depresionin e Madh të viteve 1930, i cili filloi në SHBA.

SHKARKO APP