I mohohet shtetësia franceze pasi refuzoi t’i përshëndesë burrat me dorë

Autoritetet franceze tashmë i kanë ashpërsuar kushtet për marrjen e shtetësisë së tyre. Një myslimanes me prejardhje nga Algjeria i është mohuar shtetësia franceze, pasi gjatë ceremonisë për shtetësinë e saj, ajo ka refuzuar të përshëndetet me dorë me burrat.

Me këtë rast, Gjykata më e lartë administrative në Paris, të enjten e ka refuzuar ankesën e gruas myslimane, si instanca e fundit, shkruan albinfo.ch.

Algjeriania e martuar me një shtetas francez është dashur të pajiset me shtetësi franceze në muajin qershor të vitit 2016, shkruajnë mediat e huaja. Gjatë ceremonisë për shtetësinë e saj në qarkun Isere, ajo ka refuzuar t’ua japë dorën nëpunësve përkatës si dhe një politikani lokal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimin e saj e ka argumentuar nga “besimi religjioz”, i cili ia ndalon përshëndetjen me dorë me burra të huaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, Qeveria franceze kishte refuzuar ta pajisë me shtetësi të saj, pasi qëndrimi i saj ka dëshmuar se nuk mund të integrohet në shoqërinë franceze. Pas kësaj, ajo ka bërë përpjekje përmes gjykatës, por pa sukses.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?