FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I mori të dashurën/ Shqiptari me shokun e tij rrahin italianin, por më pas …

Kërcënimet dhe përndjekjet ndaj ish-të dashurës së tij i kanë kushtuar lirinë një 28-vjeçari shqiptar në Macerata.

Mediat italiane raportojnë se prej kohësh shqiptari ndiqte ish-parnteren, e cila tashmë kishte krijuar një lidhje të re me një italian. Por siç duket shqiptari nuk e ka ‘përtypur’ dot këtë fakt dhe ka dhunuar të dashurin e ish-partneres. Në ndihmë i ka ardhur shoku i tij, një 21-vjeçar, i cili ra dhe ai në pranga.

‘Ansa’ shkruan se dy shqiptarët i kishin zënë pritë 43-vjeçarit italian dhe kishin nisur ta godisnin me një shufër hekuri. Ky i fundit përfundoi në spital. Ndërkohë pasi u identifikuan dhe arrestuan autorët, në mjetin e 28-vjeçarit u gjet edhe hekuri që përdorej për heqjen e bulonave tek kamionët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?