I ngulet shpata e shokut, vdes nxënësi

Një djalë kinez vdiq, pasi u godit nga një shpatë që i përkiste një shokut të klasës gjatë mësimit. Nxënësi 13-vjeçar, i quajtur Guo Sheng, i tha shokut të klasës që të luante me armën e ftohtë që kishte sjellë. Guo vdiq pak pasi shoku i klasës së tij të frikësuar nxori jashtë tehun e shpatës. Incidenti u konsiderua si një aksident nga qeveria rajonale, autoriteti shkollor dhe policia, por prindërit e Guo dhe publiku i gjerë nuk u pajtuan. Shpata i përkiste një studenti të vitit të tetë, i njohur si Li, i cili studion në një shkollë të mesme në Changning, Provinca Hunan. Policia mati shpatën dhe tha se ishte rreth një metër e gjatë. Një deklaratë nga shkolla tha se Li nxori shpatën nga shpina e Guo kur ishte i frikësuar. Megjithatë, prindërit e Guo pohuan se incidenti nuk ishte ‘një aksident’. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë disa shokë të klasës që ishin të pranishëm kur Guo i ngul shpata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?