I nxehti pushton Europën. Nga Spanja në Suedi

Është nxehtë, në fakt bën shumë vapë në disa zona të Europës. Mbi 40 gradë regjistrohen në Kordoba të Spanjës. Ajri i ngrohtë i shtyrë nga Afrika po u jep spanjollëve valën e parë të të nxehtit për 2020-n.

Moti përvëlues nuk pritet të zgjasë shumë, por ai ka arritur deri në gadishullin Skandinav, duke thyer rekordin e temperaturave në Suedi. Franca, Belgjika, por edhe Britania po shijojnë një mot të mirë, shoqëruar me disa lehtësira të bllokadës anti-Covid.

Temperaturat e larta nuk vijnë kaq herët në stinën e verës dhe me ardhjen e diellit vijnë edhe paralajmërimet. Njerëzit mund të preken nga Covid-19 pavarësisht nxehtësisë, ndaj duhet të mbrohen për veten dhe të tjerët duke larë duart rregullisht dhe duke ruajtur distancimin social.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?