I prekur nga Covid-19, përkeqësohet gjendja e Mitropolitit të Malit të Zi

Mitropoliti Amfilohije, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është shtruar në spital. Sipas mediave malazeze, është bërë e ditur se gjendja e tij është përkeqësuar dhe ditën e sotme ai është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Danilo Prvi në Cetinje. Gjendja e tij nuk është shfaqur mirë as para dy ditësh, pasi ai ka pasur ethe dhe temperaturë 38,5 gradë, e cila nuk i binte, ndaj është dërguar për trajtim në spital

SHKARKO APP