FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I riu që sulmoi në Nju Jork ishte tallur me Trump në Facebook

I dyshuari që ka tentuar të kryejë sulmin me bombë gjatë ditës së djeshme në Nju Jork, është tallur me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në mëngjesin e ditës së sulmit, është njoftuar duke u bazuar në dokumentet e gjykatës.

“Trump, keni dështuar të mbroni kombin tuaj”, ka thënë përmes një postimi në Facebook, imigranti 27 vjeçar nga Bangladeshi, Akayed Ullah.

Ullah përballet me pesë akuza duke përfshirë, ofrimin e materialeve për një grup terrorist, përdorimin e armëve për shkatërrim masiv dhe akuza të tjera për bombë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu është thënë se derisa Ullah ishte duke u dërguar në spital, ai u ka thënë autoriteteve policore se sulmin “e ka bërë për Shtetin Islamik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç tij gjatë ditës së djeshme janë lënduar edhe tre persona të tjerë.

Ai pritet të dalë para gjykatës, ndonëse ende nuk është bërë e ditur nëse ai është në gjendje të paraqitet.

Me këto akuza federale Ullah mund të përballet me burg të përjetshëm./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?