I sekuestrohet kokainë dhe një pistoletë, pranga 53-vjeçarit shqiptar në Itali
Policia italiane ka vënë në pranga një 53-vjeçar shqiptar, pasi u kap me disa doza kokaine. Aksioni në fjalë u zhvillua në qendër të Colle Val d’Elsa.
Mediat italiane raportojnë se kanë qenë sjelljet nervoze të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, që kanë bërë policinë të dyshojnë, ndërsa i janë vënë nga pas teksa ai ecte me biçikletë. Pasi u ndalua, shqiptarit gjatë kontrollit iu gjetën disa doza kokainë, si dhe 50 euro.
“Antenna radio esse” shkruan se gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe një pistoletë. Tashmë shqiptari, i cili akuzohet për trafik droge qëndron në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

