I shoqi vrau kryeministrin, gruaja formon parti politike: Kërkoj lirimin e burrit

Gruaja e Jigal Amir, i cili vrau kryeministrin e Izraelit Jicak Rabin 24 vjet më parë, ka shpallur zyrtarisht një parti të re politike përpara zgjedhjeve parlamentare të 2 marsit.

Duke regjistruar një parti të quajtur Gjykimi i drejtë (Mishpat Cedek), ajo bëri thirrje për rigjykim të burrit të saj dhe, siç u shpreh, “për të gjithë njerëzit e pafajshëm duke u arrestuar padrejtësisht”.

Nëna e vrasësit, Geula Amir, është e gjashta nga tetë kandidatët në listën e asaj partie të re.

Amir, 49-vjeç, po vuan një dënim të përjetshëm për vrasjen e Rabin, transmeton KosovaPress.

Rasti i tij është i qartë, pasi që ai u filmua duke ngritur një armë në drejtim të Rabin pas tubimit të paqes në Tel Aviv.

Amir, një nacionalist fetar që kundërshtoi politikën e Rabin për paqe me palestinezët, rrëfeu dhe rindërtoi krimin dhe kurrë nuk tërhoqi dëshminë e tij.

Sidoqoftë, kishte shumë teori konspirative që thanë se Amir nuk ishte vrasësi.

Ato u bazuan në pretendimet se dëshmitarët nuk panë gjak në vendin e vrasjes dhe se dërgimi i Rabin në një spital aty pranë zgjati shumë.

Përpjekjet e mëparshme për të liruar Amir bazuar në teori të tilla kanë dështuar.

Të dy gjykatat që e dënuan dhe komisioni i ngritur për të hetuar serinë e ngjarjeve që çuan në vrasje, kundërshtuan teoritë e komplotit dhe konkluduan që Amir ishte fajtor për vrasje.

“Vetëm ne mund ta bëjmë këtë, jo politikanët, ata nuk u interesojnë”, tha gruaja e Amir, Alyssa Trimbobler-Amir, e cila ka bërë fushata të gjata për lirimin e tij.

SHKARKO APP