I shpërthen cigarja elektronike, vdes 38-vjeçari në Florida pasi pësoi djegie në 80% të trupit
Një person vdiq në Florida pas shpërthimit të cigares së tij elektronike, sipas raportit të autopsisë, vdekja e parë në SHBA si pasojë e një aksidenti të këtij lloji.
Personi 38-vjeçar u gjet i vdekur më 5 maj në shtëpinë e tij, në bregun perëndimor të Floridas, kur zjarrfikësit kanë hyrë në dhomën e tij të përfshirë nga flakët.
“Zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i cigares elektronike. Personi kishte djegie në 80% të trupit të tij”, sipas raportit të autopsisë nga mjekësia ligjore, i zbuluar këtë javë.
Sipas gazetës lokale “Tampa Bay Times”, pjesë të cigares elektronike ishin të markës Smok-E Mountain, prodhuesi i të cilës ndodhet në Filipine.
Sipas raportit të cituar nga gazeta aparati ishte i llojit “mod”, një cigare elektronike e modifikuar pa disa funksione sigurie.
KOHA JONË SONDAZH

