I shpëtuan sulmit terrorist, diplomohen studentët e shkollës së mesme në SHBA

Më shumë se 300 studentë në një shkollë të mesme në Teksas, kanë marrë diplomat e tyre në përkujtim të sulmit terrorist në kampusin e kësaj shkolle.

Studentët e shkollës së mesme “Santa Fe”, diplomuan në një ceremoni të organizuar pas sulmit që la të vdekur dy mësues dhe tetë studentë, më 18 maj.

Studenti 17-vjecar i identifikuar për sulmin ndaj shkollës, është në burg. Të 328 studentët, u veshën me të bardha në përkujtim të studentëve dhe mësuesve që ndërruan jetë në sulm, si dhe lancuan një video me pamje të tyre, shkruan rel. Ata deklaruan se kjo ngjarje i ka bërë vetëm më të fortë dhe më të bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?