I tha burrit se e përdhunuan, por ADN-ja i shokon të dy

Një histori e pazakontë po bën xhiron e internetit. Një grua, e cila u përdhunua gjatë kohës që ishte e dehur, ia tregoi ngjarjen bashkëshortit të saj, por analiza e ADN-së zbuloi se autor i kësaj ngjarjeje kishte qenë pikërisht i shoqi. Sipas medieve britanike mëngjesin e asaj nate, gruaja i tha bashkëshortit se dyshonte që ishte përdhunuar. Ky i fundit e nxiti atë që të kontaktonte policinë, por të dhënat e ADN-së treguan se përdhunuesi kishte qenë pikërisht bashkëshorti. Çështja në fjalë shkoi në gjykatë dhe gjatë seancave u zbulua se çifti kishte pasur një sherr, teksa ishin nisur për në shtëpinë e disa miqve të tyre. Për këtë arsye gruaja kishte dalë gjatë darkës dhe kishte pirë alkool në një bar. Burri i saj kishte marrë një telefonatë dhe kishte shkuar për ta marrë. Ai e kishte gjetur gruan në një stol, të pandërgjegjshme. Duke qenë se ajo nuk kishte qenë e vetëdijshme për gjendjen e saj, veprimi i bashkëshortit u konsiderua përdhunim dhe ai u dënua me 7 vjet burg.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?