I vunë flakën Parisit për “1 Maj”, policia franceze arreston 200 protestues (FOTO)
Mbi 200 vetë janë arrestuar nga policia franceze, ndërsa protestuesit e maskuar thyen dritaret e dyqaneve dhe i vunë flakën disa restoranteve dhe makinave në Paris, në Ditën e Punëtorëve. Përleshjet erdhën kundër pakënaqësive që kanë qytetarët ndaj Presidentit Emmanuel Macron.
Demonstruesit, sipas institucioneve lokale rreth 1,200, hodhën sende të forta në drejtim të agjentëve të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe përdorën një top uji. Siç raporton “Le Parisien”, një autoshkollë dhe një restorant “Fast-food” janë dëmtuar dhe grabitur.
“Dënoj fort dhunën dhe aktet degraduese të kryera në kuadër të 1 Majit në Paris” u shpreh nga Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, në Twitter. Ministri siguroi se është bërë çdo gjë e nevojshme për të ndaluar këto trazira serioze dhe për të arrestuar ata që janë përgjegjës për këto akte të papërshkrueshme”.


KOHA JONË SONDAZH

