Ideali i “ëndrrës amerikane”

Nga Jean-Pierre Cont

Shumëkush mund të ketë dëgjuar mbi “ëndrrën amerikane”, por çfarë është ajo? Ëndrra që ju, pavarësisht nga ngjyra, gjinia, prejardhja apo statusi, mund të arrini te suksesi përmes punës dhe vetëm punës.

Është ajo ëndërr që ka ndriçuar netët e gjata e të errëta të shumë refugjatëve dhe emigrantëve aventurierë, të cilët kanë mbërritur në brigjet tona pa asgjë me vete. Tradita artistike amerikane në portretizimin e barazisë në kapitalizëm është ajo që ka magjepsur botën për shekuj të tërë.

Duke nisur nga imazhet e paqëndrueshme të filmave të hershëm e deri te hijet e përhumbura të Edgar Allan Poe, ne kemi udhëhequr botën me përrallat shqetësuese me nota melankolie, romantizmi dhe zotësie. Kemi krijuar superheronj dhe batakçinj, distropi monstruoze dhe të vërteta therëse.

Kapitalizmi ka flakëruar në imagjinatën e mijëra poetëve amerikanë dhe krijuan ato që sot njihen si “Main Street”, “Wall Street”, “Hollywood” dhe “Broadway”. Çuditërisht për mua, ashtu si njëbrirëshi i xhamave të thyer i “The Glass Menagerie”, ne kemi lënë shpirtin e “ëndrrës amerikane” të thyer në hirin e imagjinatave tona.

E gjithë kjo ka qenë një çështje kurioziteti për mua si një amerikan, një optimist dhe një biznesmen. Për mua personalisht, “ëndrra e madhe amerikane” nuk është ai vizion i shpërfytyruar i premtimeve të pambajtura, fasadave dhe ëndrrave të parealizuara, por diçka që vezullon në zemrën e të qenit një amerikan: shpresues, ambicioz dhe ëndërrimtar. Ky është një peizazh dhe kulturë e prodhuar enkas për novela, toka e individualizmit. Individët që mund të shkëlqejnë si protagonistë të historive të tyre, të luftojnë betejat e tyre dhe të gjejnë vet fundin e tyre të lumtur.

Po, unë jam optimist, por jam një i tillë me një ndjenjë ndërgjegjësimi për hijet që kërcënojnë këto vlera. Jam lindur nga prindër që janë arratisur nga botë të ndryshme, ku individualizmi dhe veçimi kanë qenë të ndëshkueshme. Babai im u largua nga Franca kur fashizmi kishte tronditur Evropën dhe urrejtja e tij vrau 600 mijë bashkëkombas të tij. Ndërkohë, 80 milionë njerëz humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nëna ime përndiqej gjithnjë nga varfëria, korrupsioni dhe terrori që iu rrënjosën gjatë fëmijërisë së saj në Kubë, nën regjimet komuniste dhe fashiste. Liria është një fjalë që nënkupton shumë gjëra, por është ajo që përfshin nevojën thelbësore të ekzistencës: lirinë për të pasur sukses, lirinë për të ëndërruar dhe lirinë për të krijuar.

“Ata që tentojnë të krijojnë monopole aristokratësh mbi pasurinë dhe pushtetin nuk janë aspak larg vëmendjes, e gjithmonë mund të zmbrapsen përmes mbështetjes së ëndrrave dhe perspektivave, të atyre që nuk vijnë nga radhët e të pasurve apo të të famshmëve”.

Çfarëdo që të jeni, një artist, një doktor, një biznesmen si unë, apo një nxënës shkolle, ju keni nevojë për atë liri. Kur kombet mbyllin gojët e krijuesve të tyre apo inovatorëve, ata mbyllin zhvillimin ekonomik të tyre. Nëse shkoni në Rusi apo Berlin sot, ju do të ecni ende nëpër rrugë me një arkitekturë ekzistuese prej mbi 30 vitesh.

A ka probleme Amerika që rrethojë barazitë e rëndësishme në rrugë drejt arritjes së suksesit përmes punës së palodhur? Sigurisht që po, si çdo komb tjetër ka dhe do të ketë. Ata që tentojnë të krijojnë monopole aristokratësh mbi pasurinë dhe pushtetin nuk janë aspak larg vëmendjes, e gjithmonë mund të zmbrapsen përmes mbështetjes së ëndrrave dhe perspektivave të atyre që nuk vijnë nga radhët e të pasurve apo të të famshmëve.

Si një filantrop që mbështes emigracionin dhe studentët e paavantazhuar, unë besoj se është detyra jonë të zhdukim bllokadat sociale dhe financiare, që qëndrojnë mes të punuarit shumë dhe suksesit. Përmes shkollimit dhe shpërblimit të një kulture ambiciesh dhe lavdish bazuar mbi merita, ne mund ta shohim “ëndrrën amerikane” si diçka për të cilën ne duhet të punojmë parreshtur për ta mbrojtur dhe mbështetur. Sipas meje, ne si amerikanë besojmë mbi të gjitha në të drejtat e individit për arritje në punën që adhurohet prej tyre, përmes mundit, ambicieve dhe angazhimit.

Shumëkush mund ta përçmojë “ëndrrën amerikane” si një shpresë të pamundur, por është pikërisht liria për të ëndërruar, ajo që i bën vështirësitë, stresin dhe frikën se mund të dështosh, të përballueshme. Kjo është shtysa që kërkon nga ne, si amerikanë dhe si qenie njerëzore, të luftojmë për të ndërtuar, shpërndarë, zhvilluar, krijuar, shkëlqyer dhe, pse jo edhe ëndërruar. Ne kemi besim te një botë më e mirë dhe një Amerikë më e mirë për ata që na ndjekin.

Unë jam baba i 4 fëmijëve të mrekullueshëm. Do të doja që ata të largoheshin nga kjo botë për një vend më të mirë, një botë ku të kishte trajtime për sëmundjet që shkatërrojnë kaq shumë jetë, me shtëpi për të pamundurit dhe të uriturit, e sigurisht edhe me dashuri dhe mirëkuptim për të vetmuarit dhe të ndjeshmit. Pikërisht për këtë ekziston e ashtuquajtura “ëndërr amerikane”, është ajo shpresa për diçka më të mirë dhe kjo nuk ka si të mos jetë diçka e bukur.

SHKARKO APP