“Il Giornale”: Trump rikuperon Italinë, hetime për propagandën në web të Pekinit

Pas betejës për të gjetur vaksinën e koronavirusit ka një luftë të dytë, më pak të dukshme, atë gjeopolitike midis superfuqive, SHBA dhe Kinës për ndikimin në Itali. Kështu shkruan sot e përditshmja italiane “Il Giornale”.

Luigi Di Maio, cilësohet si një një sponsor i shkëlqyer i boshtit Romë-Pekin, “i gatshëm për të vepruar si një megafon për çdo ndihmë që mbërrin nga Kina”.

Por përvec tij është aktivizuar edhe fronti i kundërt diplomatik. Një sinjal i parë erdhi nga Ministri i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini (Pd), i cili ndjeu nevojën të të thotë publikisht: “Faleminderit Kinës dhe Rusisë për ndihmën, por shtyllat e tona të politikës e sigurisë janë NATO dhe Evropa”.

Por mbi të gjitha një sinjal konkret ka mbërritur nga Uashingtoni, që tregon se Italia i përket atyre.

Prandaj dërguan në Itali produkte të kujdesit shëndetësor, kirurgjikal dhe spitalor me vlerë 100 milion dollarë, përfshirë këtu edhe kutitë e reja për testet e shpejta të prodhuara nga Laboratorët Abbott.

Angazhimi u sanksionuar me një telefonatë të përzemërt mes Donald Trump dhe kryeministrit italian. “Giuseppe ishte shumë i lumtur”, tha presidenti amerikan në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se, në Itali ata po kalojnë një kohë të vështirë “. Conte, në Tëitter, shprehu “mirënjohje për solidaritetin dhe mbështetjen e miqve amerikanë”.

Mos ishte ky një ripozicionim i shpejtë i kryeministrit pas ekspozimit të tepërt të qeverisë pro Rusisë dhe pro Kinës? Ata që kanë punuar me të përjashtojnë strategji të tilla të rafinuara, “Problemi i Conte është se ai nuk është i njohur me politikën ndërkombëtare. Ai është një avokat i mirë por kurrë nuk ka menaxhuar organizata komplekse, unë vendosa më shumë ndërveprim me Putinin sesa ai”, shpjegon për mediat Michele Geraci, nga kabineti i kryeministrit.

Hapja me Kinën u bë nga udhëheqësit e M5s, jo vetëm në frontin tregtar, por sa i përket 5G, një teknologji e zhvilluar nga gjigandi kinez Huaëei, duke ngritur shumë shqetësime midis aleatëve të Italisë, veçanërisht te Shtetet e Bashkuara.

Kjo e fundit, në javët e emergjencës Covid19, duket veçanërisht aktive. Sipas burimeve diplomatike të Elysée të cituara nga Le Monde, pas tij ekziston një “dizajn gjeopolitik” i saktë.

“Pekini dëshiron të tregojë forcën e saj, për të treguar se ka kapërcyer krizën dhe e ka mposhtur virusin deri në atë pikë sa të ndihmojë të gjithë botën ” . Në media flitet edhe për një hetim të nisur në Itali për propagandë nga ana e Pekinit në rrjetet sociale.

SHKARKO APP