Ilaçi që shëroi 79-vjeçarin, rrit shpresat për një kurë
Botës po i mbahet fryma nga Covid-19 dhe shpresat për një kurë që shpëton të infektuarit janë rritur, pas eksperimentimit me një burrë 79-vjeçar italian. I infektuar me Covid-19, ai ka patur përmirësime pas trajtimit me ilaçin e prodhuar 10 vite më parë për të shëruar Ebolën. Doktorët i kanë dhënë të moshuarit, Remdesivir, të cilët shkencëtarët në të gjithë botën e kanë testuar edhe më herët, me shpresën e gjetjes së një kure.
Mësohet se zyratarët në Liguria, vendin ku jeton pacienti bëjnë me dije se i moshuari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se mund të shkojë në shtëpi pas 12 ditësh në spital. Ky ilaç eksperimental ka rezultuar i suksesshëm edhe për një grua të sëmurë rëndë në SHBA dhe për 14 amerikanë të tjerë që rezultuan pozitivë me koronavirus.
Nga ana tjetër, kjy lajm vjen pas një tjetër eksperiementi që shkencëtarët bën, trajtimin me barnat e HIV-it por që rezultoi një dështim. 79-vjeçari italian, të cilit ju dha remdesivir, u shtrua më 7 mars i infektuar nga koronavirusi dhe vendimin për të eksperimentuar me këtë ilaç e morën doktorët në spitalin San Martino në Genova, ku po trajtohej.