Imamoglu: Erdogani e ka bërë Turqinë në një republikë frike

Lideri opozitar i Turqisë, Ekrem Imamoglu e ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqinë në “republikë të frikës”. Kjo duke shkatërruar institucionet demokratike dhe duke shtypur kritikët.

”Për vite, regjimi i Erdoganit është tërhequr prej llogaridhënies demokratike, ka heshtur mediat. I ka zëvendësuar kryetarët e zgjedhur me burokratë, e ka kontrolluar gjyqësorin dhe i ka manipuluar zgjedhjet”, ka shkruar Imamoglu përmes një kolumne të publikuar të premten në të përditshmen amerikane, New York Times.

Imamoglu është në burgun e sigurisë së lartë, Marmara, nën akuza për korrupsion. Ai përballet edhe me dyshimet për kryerje të veprave terroriste, të cilat i ka hedhur poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?