Imazhet e para të nëndetëses ”Titanic”, shpërtheu nga presioni i ujit
Për herë të parë kanë dalë disa imazhe të nëndetëses ”Titan” që shpërtheu prej presionit të ujit duke shkaktuar vdekjen e 5 personave. Mbetjet metalike nga nëndetësoja janë nxjerrë në sipërfaqe nga anija Horizon Arctic në St John’s, Kanada.
Një operacion i madh kërkimi nisi javën e kaluar kur humbën gjurmët e nëndetëses që ishte nisur me 5 persona në bord për të eksploruar rrënojat e Titanikut.
Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo shpërtheu rreth 90 minuta në një zhytje për të parë anijen Titanic që u mbyt në vitin 1912, e cila ndodhet në një thellësi prej 3,800 m në Atlantikun verior.