Inagurimi i Joe Biden, senatorja Klobuchar: Sot demokracia jonë fshin pluhurin dhe merr veten
Ka nisur në Uashington ceremonia e Inagurimit të Joe Biden si presidenti i 46-të i shteteve të Bashkuara të Amerikës. E para, fjalën e mori senatorja Amy Klobuchar e cila u shpreh se ky është një fillim i ri për vendin, dy javë nga sulmi në Kapitol.
“Kjo është dita kur demokracia jonë e merr veten, fshin pluhurin dhe bën atë që ka bërë gjithmonë,” tha senatorja demokrate.
Klobuchar shtoi se ky moment është shansi që “ta ridedikojmë veten ndaj kësaj kauze.”

KOHA JONË SONDAZH

