FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Incident gjatë ceremonisë në Ankara, presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë pritjes nga Erdogan

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, ka pësuar një incident gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku po zhvillon një vizitë shtetërore në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ngjarja ka ndodhur në momentet e ceremonisë së mirëseardhjes, teksa kreu i shtetit nigerian po përshëndeste trupat e Gardës së Nderit. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, Tinubu ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar për pak çaste para hyrjes në pallat.

Stafi protokollar dhe personeli i sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke e ndihmuar presidentin të ngrihet në këmbë. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai nuk ka pësuar lëndime dhe se gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë shqetësuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht incidentit, ceremonia dhe axhenda zyrtare e vizitës kanë vijuar normalisht pas një vonese të shkurtër, ndërsa takimi mes dy presidentëve është zhvilluar sipas planifikimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita e presidentit Tinubu në Turqi është pjesë e një turi diplomatik që synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Nigerisë dhe Turqisë, me fokus bashkëpunimin ekonomik, energjetik dhe atë të sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?