Incident gjatë zgjedhjeve në Greqi, sulmohet anëtari i “Agimit të Artë”
Është raportuar edhe incidenti i parë në zgjedhjet parlamentare të Greqisë. Skai TV ka raportuar se një përfaqësues i Agimit të Artë, është sulmuar në një qendër votimi në Kallipoli.
Sipas Skait ai është dërguar në një spital, ndërsa sulmues i panjohur u largua me një motoçikletë. Ndërkohë Ministria e Brendshme e Greqisë ka njoftuar se procesi i votimit po vijon normalisht dhe nuk ka raportime për incidente.
reqia voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të zgjedhur qeverinë e re e cila do të drejtojë vendin dhe pritet të përballet me një sërë ndryshimesh në bazë të të cilave është vendimi që Parlamenti Europian do të marrë për qëndrimin ose jo të Greqisë në eurozonë.