Indi, 93 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 93 persona kanë humbur jetën dhe mbi 400.000 të tjerë u shpërngulën nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet ditët e fundit në jug të Indisë.

Numri më i madh i viktimave, 57 u regjistrua në shtetin Kerala, thanë autoritetet lokale.

Në bilancin e mëparshëm, pati 42 viktima dhe 165.000 të shpërngulur.

Mediat vendore raportojnë se 31 persona humbën jetën në shtetin fqinj Karnataka, duke shtuar se pesë vdiqën në shtetin Tamil Nadu.

Në Kerala, 223 njerëz vdiqën vitin e kaluar dhe disa qindra-mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sezoni i shirave të dendura në Azi zgjat nga qershori deri në shtator.

SHKARKO APP