Indi, raportohen rreth 20 000 raste ditore me COVID-19

India njoftoi sot rritjen më të madhe të rasteve ditore me koronavirus, duke shënuar 19 906 infeksione me COVID-19 ndërsa disa shtete rritën numrin e testimeve, në përpjekje për të frenuar virusin.

Numri i rasteve në të gjithë vendin arriti në 528 859, ku numërohen dhe 16 095 viktima. India është vendi i katërt më i goditur pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Rusisë.

“Të shtunën u testua një total prej 231 095 personash”, njoftoi Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore, shifër që konsiston në më shumë se dyfishin e testeve të kryera çdo ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveritë në Delhi, Maharashtra dhe Uttar Pradesh njoftuan se do të zgjerojnë më tej testimet gjatë javëve të ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?