India arrin 100 milionë vaksinime në kohë rekord
Nëse ka një vend në botë që po shën rekord për numrin e qytetarëve të vaksinuar ndaj Covid-19, është India. Kjo pasi ka arritur 100 milion doza vaksinash kundër koronavirusit, duke shmangur valën e dytë vdekjeprurëse të infektimeve. Ata e kanë arritur këtë numër për vetëm 85 ditë, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara me 89 ditë dhe Kinën me 102 ditë- raportoi ministria e shëndetësisë.
Parashikimet thonë se deri në korrik duhet jenë vaksinuar 250 milion njerëz. Nga ana tjetër në Indi u raportua një rekord rritje rastesh ditore me më shumë se 150.000 raste dhe më shumë se 800 humbje jete në ditë. India e ka nisur valën e parë të vaksinimeve në 16 janar, por vetëm të punonjësve shëndetësorë dhe stafit mjekësor në vijën e parë të luftës kundër Covid 19.
Nga 1 marsi, kriteri për ata që duhet të merrnin dozën e tyre ishte për personat mbi 60 vjeç, ndërsa faza e 3 e vaksinimeve nisi më 1 prill, për atë gjithë ata mbi moshën 45 vjeç. Rregullatorët e barnave në Indi, i kanë dhënë dritën jeshile dy vaksinave, AstraZeneca-s dhe Biotech.