India raporton rritjen më të lartë ditore të rasteve me COVID-19 (Shifrat)
Ministria e Shëndetësisë së Indisë ka njoftuar se me 12.881 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, vendi regjistroi rritjen më të lartë ditore.
Kjo shifër ishte gjithashtu rritja e tretë më e lartë ditore në botë, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 366.946.
Numri i vdekjeve arriti në 12.237, me 334 raste të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit.
Në Indi ka 160.384 raste aktive ndërsa 194.324 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitali.
Shteti perëndimor Maharashtra vazhdon të jetë rajoni më i goditur në vend me 116.752 raste pozitive dhe me 5.651, prej të cilave 114 në 24 orët e fundit.
Banorët e Mumbait, qytetit më të madh të Indisë, tani mund të marrin informacion në lidhje me numrin e shtretërve të lira në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe respiratorëve përmes një aplikacioni të ri celular, njoftojnë autoritetet lokale.
Ndërkohë, numri i rasteve në kryeqytetin New Delhi ka arritur në 47.102 me 2.414 raste të reja. Numri i vdekjeve u rrit në 1.904 pas 67 vdekjeve të reja.