Indonezia kundër ditës së Shën Valentinit, autoritetet arrestojnë 2 çifte

Miliona njerëz në të gjithë botën do të festojnë ditën e Shën Valentinit sot me gjeste të veçanta për të dashurit e tyre.

Por jo aq në disa vende të Indonezisë me shumicë myslimane, ku festimet dhe shfaqjet e dashurisë u ndaluan për shkeljen e ‘kulturës dhe etikës së vendit’.

Autoritetet në Makassar, në ishullin Sulawesi dhe Depok, afër kryeqytetit Xhamkarta, paralajmëruan njerëzit kundër shfaqjeve publike të dashurisë, ndërsa festimet u ndaluan gjithashtu në të gjithë provincën e Ligjit të Sheriatit, Banda Aceh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia në Makassar bëri kontrolle në disa shtëpi, duke arrestuar dy çifte të pamartuara të gjetura në dhoma të ndara, përfshirë një shtetas gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne e kapëm shtetasin gjermani me partneren e tij indonezian në një motel dhe ata nuk ishin burrë e grua, prandaj ne i arrestuam ata,” i tha AFP Iman Hud, kreu i zyrës lokale të rendit publik.

Të dashuruarit e pafat u liruan shpejt pas një ligjërate për të këqijat e seksit para martesës.

”Këto sëmundje sociale duhen parandaluar. Ne duhet ta kujtojmë publikun që të mbështesë kulturën dhe etikën tonë,” tha shefi i rendit publik Hud.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?