Infermierja e shëruar nga Ebola, padit Ministrinë e Shëndetësisë së Spanjës

44 vjeçarja Teresa Romero, kërkon 150,000 € për informacione jo të sakta  të zyrtarëve shëndetësor, gjatë trajtimit të saj mjekësor, ndërsa pjesën e dytë të parave Romero e kërkon për eutanazinë mbi qenin e saj, ndaj të cilit nuk janë kryer paraprakisht asnjë test-analize, ndërsa qeni nuk kishte treguar shenja të infeksionit. Sipas paralajmërimeve, gjysmën e parave, Romero do ti dhurojë shoqatave që punojnë për mbrojtjen e kafshëve.

Teresa Romero pas shërimit nga virusi Ebola dhe daljes nga spitali Carlos III, më 5 nëntor, pas trajtimit mjekësor që zgjati 30 ditë, simptomat e virusit tek ajo u shfaqën më 29 shtator, ndërsa ishte infektuar deri sa kujdesej për një misionarë i infektuar nga Ebola, i cili më pas është kthyer në Afrikë, ku vdiq më 25 shtator.

Mjeku Javier Rodríguez, këshilltar në Qendrën Shëndetësore Rajonale të Madridit, tallej publikisht me të sëmurën Romero duke thënë se ajo gënjeu për infeksionin me virusin Ebola.

Nga ana tjetër, qeni Excalibur i infermieres e kishin vënë në gjumë, pasi që Romero u pranua në spital për trajtim.

Ditën që doli nga spitali, Romero para mediave, tha se qeni i saj ishte “si fëmijë”, dhe se punonjësit mjekësorë nuk kishin “autorizim mjekësor as gjyqësorë” që qenin e saj ta eutanizojnë. Organizata Botërore e Shëndetësisë tregonë se Ebola ka marrë rreth 5,000 jetë njerëzish.

SHKARKO APP