Infermierja lë binjakët e sëmurë të dergjen në shtrat dhe ikën për kafe
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një prej spitaleve të Zagrebit në Kroaci.
Një nënë u trondit kur pa se infermierja e cila kujdesej për binjakët e sëmurë i kishte lënë ata vetëm dhe kishte shkuar për kafe.
Ana Trescec tha se dy binjakët e saj ishin lënë vetëm dhe askush nuk iu kishte ndërruar pelenat.
Nëna u shpreh:
Mbeta pa frymë dhe shumë e tronditur kur gjeta dy binjakët e mi, Fran dhe Filip të shtrirë në shtretërit e tyre dhe me pelena të lagura, ndërkohë që infermierja e cila duhet të kujdesej kishte dalë për të pirë kafe”.
Ajo u ankua tek drejtori i spitalit për neglizhencën që infermierja i kishte bërë foshnjeve të saj. Ana, ka një vajzë që vuan nga epilepsia dhe kjo ngjarje e preku tejet mase.
Fotot e binjakëve morë dhenë në rrjete sociale dhe shkaktoi shumë irritim tek qytetarët, për këtë reagoi edhe Ministria kroate e Shëndetësisë.
KOHA JONË SONDAZH

